Mospërfshirja në planet e trajnerit Gjoka për pjesën e mbetur të sezonit, e ka detyruar mesfushorin shkodran Arsid Kruja të sytë nga gjetja e ndonjë skuadre tjetër. Për momentin, në skenë ka dalë oferta e parë për të. Bëhet fjalë për Besëlidhjen e Lezhës e cila dëshiron ta ketë në rradhët e saj. Gjithçka duket se është në kuadrin e bisedimeve por Kruja në fakt po sheh ndonjë mundësi për ekipet e Superligës megjithatë edhe tek Besëlidhja nuk do ishte keq.

Aktivizimi ne menyre te rregullt me te do ta ndihmonte atë të kapte formën e tij më të mirë në mënyrë që në fund të sezonit të rikthehej sërish në nivelet e duhura dhe për të gjetur një tjetër ekip.

www.shkodrasport.com