Ne Lezhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne ndeshjen hapese te kampionatit ne mes ekipit vendas Beselidhja dhe miqve te ekipit “Albanet”. Lezhjanet e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj kane fituar jo pa veshtiresi me rezultatin 3-1 duke marre ne kete menyre tre piket e para ne kampionat.

Ndeshja ka nisur e rivalizuar dhe ndonese vendasit kane qene dominues ne fushe, serish miqte jane mbrojtur mire dhe kane arritur te rezistojne plot 40 minuta derisa David Marku ka zhbllokuar shifrat dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e kesaj sfide.

Ne te dyten, miqte provojne dhe pas disa tentativash kane arritur te barazojne shifrat ne minuten e 61-te me ane te futbollistit Alushi. Nje barazim qe erdhi si i papritur per Beselidhjen, megjithate reagimi nuk do te vononte te vinte.

Ne minuten e 74-te ka qene serish David Marku qe do te shenonte serish duke e rikthyer skuadren e tij ne avantazh, ndersa nje minute me vone do te ishte Ilvi Allamani qe do te shenonte edhe golin e trete dhe te fundit te kesaj ndeshje.

Perfundimisht 3-1 per Beselidhjen qe e nis mbare kampionatin. Nje start ky i pritshem dhe mbase do t’i sherbeje per “t’i japur oreksin” e pretendimeve, ndonese ne pamje te pare nuk kemi nje skuader qe eshte ndertuar per te qene pretendente, por lezhjanet eshte e sigurte se do te jene aty, gjithnje ne gare per kreun./www.shkodrasport.com/