Ndryshimet në pankinën lezhjane kanë filluar të japin efektin e vet. Ndonëse në debutimin e tij trajneri Vladimir Gjonaj humbi në ndeshjen ndaj Dinamos, në të dytën, atë të zhvilluar të shtunën ndaj Veleçikut në “Reshit Rusi”, ka arritur të fitojë 1-0. Një fitore e cila e ka rikthyer këtë skuadër sërish në vendin e katërt në renditje.

Por ambicjet e saj janë për më shumë. për këtë arsye, nga kampi lezhjan paralajmërojnë se të njëjtin objektiv do të kenë edhe këtë javë në ndeshjen tjetër që do të luajnë në Shkodër, atë ndaj Vllaznisë.

Këtë herë do të luhet në fakt në “Loro Boriçi” megjithatë Besëlidhja paralajmëron se “nuk frikësohet” nga kuqeblutë, ndonëse këta i patën mundur edhe në fazën e parë brenda në Lezhë.

Megjithatë gjërat kanë ndryshuar tashmë edhe pas lëvizjeve në pankinën e Besëlidhjes dhe ajo nuk ka ndër mend të heqë dorë kollaj nga pretendimet e saj.

Për këtë arsye, pjestarët e saj duan që përveç Vllaznisë, Erzenit e Dinamos, të jetë edhe ajo në garë për ngjitjen në Superligë. Për ta bërë këtë gjë, i duhet vërtetë të fitojë të shtunën në “Loro Boriçi” sepse në rast të kundërt…lamtumirë pretendime!
© shkodrasport.com