Përcaktohet finalja e “Play-Out”-it, e cila do të jetë një derbi verior mes Vllaznisë dhe Besëlidhjas, që ka vlerën e një biletë në Superiore, e cila do të luhet në datën 5 gusht në “Loro Boriçi”.

Pritet të jetë një përballje tepër e luftuar, edhe pse shkodranët janë superiorë në letër. Gjithsesi lezhianët e Besëlidhjas janë një skuadër për t’u pasur frikë, pasi kujtojmë që eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, Partizanin këtë sezon.

Ndërkohë që për sa i përket përballjeve mes këtyre 2 skuadrave, ndeshja e fundit mes tyre rezulton në datën 4 maj të vitit 2019, e cila ka përfunduar në barazim 1-1.

Ndërkohë për sa i përket precedentëve në 10 sfidat e fundit, 5 herë ka fituar Vllaznia, 1 herë Besëlidhja, ndërsa 4 sfida janë mbyllur në barazim.