Vjen fitorja e parë e Lushnjës në kampionat, pas humbjes 2-1 në fushë e Tomorit në javën e dytë. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro iu imponua 3-2 Besëlidhjes në një sfidë që mbeti e hapur deri në sekondat e fundit.

Canka dhe Pepa kaluan në epërsi të dyfishtë “lagunarët” brenda 24 minutave lojë, por në fund të pjesës së parë Da Silva dhe Shehu kthyen ekuilibrin në rezultat (2-2). Ndeshja ishte mjaft e luftuar edhe gjatë fraksionit të dytë dhe u vendos nga goli i Brunild Pepës tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Për lezhjanët kjo ishte humbja e parë sezonale, pasi barazimit me Turbinën dhe fitores me Besën. Kampionati i kategorise se pare po dhuron emocione dhe rezultate interesante duke treguar se gara do te jete shume e forte deri ne fund.

Lezhjanet pavaresisht humbjes ne ndeshjen treguan nje futboll shume te bukur duke treguar se nuk do te jene pa pretendime ne kete kampionat. Trajneri Bruka ka krijuar nje ansambel te mire ku spikaten disa futbolliste te cilet premtojne shume per te ardhmen.