Beselidhja duket “e dashuruar” me futbollistet shkodrane. Ndonese ne pankine kete vit nuk do te jete nje trajner nga ky qytet, serish lojtaret e kryeqendres se Veriut mbeten me te preferuarit e merkatos.

Keshtu, pas portierit Erind Selimaj, nje tjeter shkodran i eshte bashkuar ekipit qe do te drejtohet nga trajneri Sinan Bardhi ne sezonin e ri futbollistik. Behet fjale per mesfushorin Stiv Shaba.

Pas disa eksperiencave nw futbollin shqiptar, Shaba sezonin e kaluar luajti ne Superligen e Maltes me ekipin Tarxien Rainbows, ndersa tani eshte rikthyer serish ketu dhe duket shume prane firmes me ekipin e Beselidhjes.

Mesfushori 27 vjeçar ka nisur prej disa ditesh stervitjen me lezhjanet dhe ne ditet ne vijim pritet edhe firma ne kontrate. Palet duket se kane gjetur akordin dhe tashme mbetet vetem formalizimi i marreveshjes.

Beselidhja ne sezonin e ri pritet te kete ambicje shume te medha dhe pas 12 vitesh larg Superliges (ndonese i eshte ofruar disa here), do ta synoje ngjitjen ne sezonin e ardhshem dhe per kete arsye eshte duke kryer edhe disa perforcime cilesore.
www.shkodrasport.com