Drejtuesve të skuadrës së Besëlidhjes nuk i ka mjaftuar marrja e mesfushorit Bekim Erkoçeviç por dëshiron të marrë një tjetër futbollist në Shkodër. Bëhet fjalë për një tjetër lojtar që deri para pak kohësh ka qenë pjesë e ekipit “Vllaznia B”. Ai është Bekim Dema. Mesfushori me një karrierë të pasur e cila ka nisur me Vllazninë, për të vazhduar me Skënderbeun, Kukësin e Laçin, aktualisht është pa ekip. Ai ka marrë disa oferta si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova por ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Burime nga Lezha bëjnë të ditur se drejtuesit e Besëlidhjes kanë dëshirë ta kenë në rradhët e tij. Përgjigja e lojtarit do jepet brenda pak ditësh sepse kuptohet nuk ka shumë kohë. Merkatoja po shkon drejt fundit dhe Dema mund të firmosë për këtë ekip në ditët e ardhshme.
© shkodrasport.com