Beselidhja “ben detyren” ndaj Murlanit duke u rikthyer tek fitorja. Djemte e drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi nuk e kane patur aspak te veshtire te fitojne ndaj Murlanit, te cilin e kane mundur me rezultatin e thelle 5-0.

Madje duhet thene se gjithçka per lezhjanet eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare. Ai qe ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes se luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Beselidhja” ka qene futbollisti Ilvi Allamani qe do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 10-te te ndeshjes.

Me pas rradhen per te shenuar e ka patur futbollisti Enkelej Fuçija ne minuten e 25-te, ndersa vetem 60 sekonda me vone do te ishte Napolon Marku qe do te trefishonte shifrat.

Gjate pjeses se pare do te kishte vend edhe per dy gola te tjere te vendasve te shenuar nga Elio Dedaj ne minuten e 41-te ndersa pak sekonda para fundit do te kishte edhe nje gol te dyte nga Allamani.

Te ndikuar nga ky rezultat i thelle, futbollistet e te dy ekipeve ne pjesen e dyte nuk provuan t’i ofrohen portave respektive, kuptohet duke u pajtuar me ato se çfare kishte prodhuar pjesa e pare dhe si rrjedhoje nuk do te kishte gol tjeter ne asnjeren porte.

Perfundimisht 5-0 per Beselidhjen qe merr nje fitore te paster dhe me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 20 pikeve, duke e kaluar tashme Veleçikun ne renditje dhe duke i marre vendin e peste ne renditje. Nderkohe Murlani mbetet serish me vetem 1 pike dhe mban vendin e fundit./www.shkodrasport.com/