Beselidhja rregjistron fitoren e pare ne kampionat. Pasditen e sotme skuadra e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj ekipit Albanet ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e qytetit te Lezhes.

Ka qene Pergjoni qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 2-te duke i dhene shpejt avantazhin vendasve te cilet nje minute me vone shenojne edhe golin e dyte me ane te futbollistit Ruben Danaj. 2-0 per tre minuta loje, nuk kishte ku te shkonte me bukur per Beselidhjen.

Ajo do te shenonte edhe golin e trete serish me Ruben Danajn ne minuten e 30-te nderkohe qe miqte do te ngushtonin shifrat me Omeh ne minuten e 36-te. Sakaq ne pjesen e dyte do te kishte vend edhe per nje gol te katert te lezhjaneve me autor David Markun.

Perfundimisht 4-1 per Beselidhjen qe ne kete menyre merr trepikeshin e pare ne kampionat, nderkohe qe ne javen e pare u pat mundur 2-3 ne Tropoje nga Valbona vendase./SHKODRA-SPORT.COM/


Besëlidhja 4–1 Albanët

(Përgjoni 2′, Danaj 3′, 20′, Marku 83’/ Omeh 36′)

Besëlidhja: Kacaj, Ruqi, Gjikollari, Përgjoni, Bardulla, Danaj, Hepaj, Musaraj, Marku, Bruka, Dibra. Trajner Dritan Smajli. U aktivizuan edhe Alcani, Zefi, Vukaj, Kaceli e N. Marku.