Besa ka kaluar në finalen e play-off të Kategorisë së Parë, për ngjitjen në Superiore, por i është dashur të djersijë shumë në një sfidë që e ka mbyllur mes ankthit.

Formula i ka buzëqeshur kavajasve në sfidën ndaj Apolonisë, pasi ndonëse dominuan takimin, nuk gjetën hapësirat të shënonin. Përkundrazi, ishin miqtë që shënuan të parët pak minuta para fundit dhe prekën mundësinë e kalimit ata në turin tjetër. Autor i golit të avantazhit për fierakët ishte sulmuesi shkodran Erald Maksuti

Por goditja me kokë e Abdulait pak minuta para fundit të sfidës barazoi shifrat. Meqë formula e play-off e quan barazimin “fitore” për ekipin e pozicionuar më mirë në sezonin e rregullt, Besa siguroi vazhdimin më tej në turne duke mbajtur gjallë ëndrrën për Superioren.

BESA 1-1 APOLONIA
86′ Abdulai / 75′ Maksuti