Beshiktashi ka fituar sot titullin kampion në Turqi në fund të një edicioni të çmendur ku për të bërë diferencën mes skuadrës së drejtuar nga Sergen Jalçin dhe Gallatasarajit të Fatih Terim, është dashur të merret për bazë golavarazhi në kampionat.
Të dy skuadrat shkonin në javën e fundit me pikë të barabarta dhe me Fenerbahçen që ishte 2 pikë pas tyre në renditje. Beshiktashi kaloi shpejt në avantazh por u arrit nga Goztepe në pjesën e parë ndërsa Gallatasaraji dhe Fenerbahçe mbyllën të dyja pjesën e parë në disavantazh.
Por në pjesën e dytë, ashtu siç pritej. Beshiktashi shënoi edhe golin e dytë, ndërsa dy skuadrat e tjera e përmbysën rezultatin, me Gallatasarajin që fitoi 3-1 ndaj Malatjaspor, ndërsa Fenerbahçe mundi 2-1 Kajzerispor.
Këto rezultate i dhanë titullin e 16 në histori Beshiktashit, i cili mundi Gallatasarajin për një gol. Me pikë të barabarta dhe me ndeshjet direkte që kishin një bilanc të barabartë, titulli kampion u vendos nga golavarazhi i skuadrave dhe Beshiktash e kishte +45, ndërsa Gallatasaraji +44.
Nëse ky i fundit do të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë atëherë titulli do të shkonte në duart e tij, pasi në rast golavarazhi të njëjtë, do fitonte Beshiktashi që kishte shënuar më shumë gola në total në kampionat. /vipsport/