Ernest Muçi mund të largohet në verë nga Besiktas. Gazeta e njohur turke “Fanatik” shkruan që paraqitjet e sulmuesit të krahut kanë qenë nën pritshmëritë e klubit nga Stambolli.

Muçi u afrua te Beşiktaş para 1 viti nga Leggia për 10 milionë Euro, një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e ekipit turk.

Pikërisht është kjo shuma që kërkohet për ta lënë të lirë edhe pse është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2027-ës. Ernest Muçi deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 45 ndeshje ku është aktivizuar.

Më herët, sipas mediave interes për Muçin ka shfaqur skuadra nga Premier League, Aston Villa.