Pas vetëm katër javësh në pankinën e Adës, trajneri i saj Besnik Duli nuk ka mundur të durojë më. Mungesa e rezultateve pozitive ka bërë që ai ta ndjejë veten të pafuqishëm për vazhdimësinë e mëtejshme dhe për këtë arsye, pas humbjes së sotme në Mamurras, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Alfred Pjetri. Lajmi bëhet i ditur nga të dy palët dhe duket se është i pakthyeshëm. Ecuria e Adës në këto katër javët e para nuk ka qenë aspak e mirë duke pësuar katër humbje dhe skuadra ndodhet në vendin e fundit të tabelës së renditjes me zero pikë.

Pikërisht kjo ecuri e ka lodhur Dulin që ka vendosur të mos vazhdojë më. Natyrisht që nuk është përgjegjësia e tij kjo mungesë rezultatesh sepse Ada siç dihet hyri në kampionat përmes shumë problemesh madje deri në fund ka qenë në dyshim nëse do merrte pjesë apo jo. Në rrethana të tilla, ndonëse trajneri Besnik Duli është mundur mjaft të karikojë futbollistët, nuk ia ka dalë. Sigurisht që ka patur kundër edhe kalendarin i cili në këtë fillim kampionati ka qenë shumë i vështirë e për këtë arsye, ka vendosur të tërhiqet. Presidenti Pjetri sigurisht që do të shohë me kujdes tashmë se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
Gjergj KOLA