Humbja ne Burrel tre dite me pare nuk ka lene shije te mire ne kampin koplikas sepse sipas pjestareve te tij, nuk e kane merituar aspak nje rezultat te tille. Gjykimi i njeanshem ka ndikuar dukshem ne rezultatin perfundimtar te atij takimi.
Por tashme çdo gje eshte lene pas dhe tek Veleçiku jane duke menduar per sfiden e rradhes me Shenkollin qe do te luhet diten e shtune ne oren 16.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, trajneri Besnik Duli ne nje prononcim per “sportekspres.com” eshte shprehur:
“Ne e vlerësojmë Shënkollin, jo nga pozicioni që ka në renditje, por nga loja e fortë që zhvillon dhe nga shpirti i garës. Në këtë fazë të tretë nuk ka më ndeshje të lehta. Për ne janë si finale, e tillë është edhe ajo e radhës me Shënkollin. Kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë përballje”, u shpreh Duli për sfidën me Shënkollin.
Për vazhdimësinë e garës, ai shton: “Ne kemi patur dhe kemi si objektiv mbijetesën në Kategorinë e Parë. Në çdo ndeshje do bëjmë lojën tonë me dinjitet. Po e përsëris, se duke i vlerësuar të gjitha ndeshjet si finale, do të shkojmë më të sigurt tek objektivi ynë”.
Per momentin, fokusi do te jete i perqendruar tek sfida e se shtunes ndaj Shenkollit dhe ne rast fitoreje, pozitat e Veleçikut ne renditje do te permiresoheshin ndjeshem, pikerisht kater jave para fundit.