Në pamje të parë me barazimin e sotëm ndaj Vllaznisë ai duhej të ishte i kënaqur, por trajneri i Veleçikut Besnik Duli shkon më larg.
Në një prononcim për mediat pas barazimit 1-1 në miqësoren e sotme, ai do të shprehej: “Në pamje të parë duhet të jemi të kënaqur edhe nëse humbim me 2 apo 3 gola ndaj Vllaznisë sepse dihen nivelet dhe pretendimet e të dy
ekipeve.
Veleçiku e ka bërë të qartë se pretendon të jetë në mes ekipeve të kategorisë së parë edhe në fund të sezonit ndërsa Vllaznia është padiskutim pretendente absolute për titullin kampion të kësaj kategorie.
Ne po mundohemi të bëjmë më të mirën por kemi ende probleme në 2-3 pozicione në fushë si në mesfushë ashtu edhe në sulm. Falë bashkëpunimit të mirë që kemi me drejtuesit shkodranë, shpresoj që të marrim prje tyre në formë huazimi ato futbollistë që ne na mungojnë.
Sa i takon miqësores, në pjesën e parë Vllaznia na dominoi totalisht ndërsa në të dytën, edhe pas zëvendësimeve që ajo bëri, e ballancuam lojën.
Gjithsesi ishte vetëm një test që na shërbeu të dy palëve për vazhdimësinë e mëtejshme”.
© shkodrasport.com