Skuadra e Veleçikut me humbjen e sotme ndaj Vllaznise e ka leshuar vendin e saj te peste ne renditje dhe ka zbritur nje me poshte. Rrjedhimisht gjerat veshtiresohen per te qene ne mes ekipeve me te mira ne fund te kesaj faze. Kete e ka te qarte edhe vete trajneri Duli i cili ne prononcimin e tij pas ndeshjes se sotme, nuk e ka mendjen shume peseshen e pare.
Ai ka deklaruar se objektivi i Veleçikut eshte qendrimi ne kategori, nderkohe qe Vllaznine e ka konsideruar qe tani ne Superlige. Ja si eshte shprehur Duli: “E kishim vlerësuar shumë takimin ndaj Vllaznisë, duke pasur parasysh që luanim ndaj ekipit që udhëheq grupin dhe ka dalë në Kategorinë Superiore për mendimin tim, pavarësisht hapave të gabuar që ka bërë.
Duke parë kontigjentin e dy ekipeve u munduam të luanim futboll dhe besoj që këtë e kemi vertetuar edhe në ndeshjet e mëparshme, ku edhe kur humbasim ne tregojmë lojë dhe luajmë si skuadër. Vllaznia sot ishte më e saktë në kundërsulme dhe ia arriti qëllimit në dy raste që të fitojë edhe ndeshjen.
Për ne kryesore është qëndrimi në Kategorinë e Parë, kurse rënditja mes 5 më të mirave nuk ka qenë asnjëherë në objektivat tonë, pavarësisht se kemi luftuar dhe kemi marrë pikë më shume seç e kemi menduar në fillim. Çunat meritojnë përgëzime për atë çfarë kanë bërë deri tani.”
Ndeshjen e rradhes koplikasit do ta kene ne fillim te shkurtit ne Peshkopi ndaj Korabit, nje sfide kjo shume e veshtire sepse vendasit ndodhen ne vendin e katert aktualisht dhe nuk duan ta leshojne ate.
© shkodrasport.com