Vetë ai është një nga emrat e shquar të boksit shqiptar.Pas viteve ’90 është shpallur disa herë kampion i vendit,ka marrë disa medalje në arenën ndërkombëtare ndërkohë që është i pari boksier profesionist.Besnik Gjetja tani ka zgjedhur të bëjë rolin e gjyqtarit në këtë sport.Ka gjykuar me shumë sukses edhe në kampionatin e fundit kombëtar të zhvilluar në Tiranë,madje është vlerësuar edhe si gjyqtari më i miri i tij nga kryegjyqtaria. Duke folur në lidhje me këtë vlerësim, Gjetja do të shprehej kështu për gazetën www.shkodrasport.com:
“Ishte një vlerësim nga ana e kryegjyqtarisë dhe besoj se është një nxitje më shumë për mua për të ardhmen.Do mundohem të bëj më të mirën në gjykim për të dhuruar drejtësi,ashtu siç kërkojnë të gjithë”.Sa i takon humbjes së titullit kampion nga ana e Vllaznisë dhe pretendimet e saj për gjykime kundër, ish- kampioni i këtij ekipi do të shprehej: “Vllaznia ka qenë e përgatitur për ta fituar këtë titull, që do të ishte i 20-ti për të megjithatë nuk ndodhi ashtu. Arsyet sipas meje ishin disa: së pari, ekipi më shumë e kishte përqendruar punën në aspektin fizik sesa atë tekniko- taktik ku kundërshtari u duk se kishte punuar më shumë. Përpos kësaj, duke u ndalur tek kontestimet për gjykimet, mua nuk më takon të flas në lidhje me këtë çështje pasi jam vetë gjyqtar megjithatë, mendoj se Nelson Hysa për shembull, nuk duhej ta linte ndeshjen për ta zgjidhur gjyqtaria. S’ka pse ta lërë në preferencë të gjyqtarit, duhet të bëjë më shumë për ta fituar ndeshjen në ring,madje duke patur diferencë pikësh me kundërshtarin”.
www.shkodrasport.com