Barazimi 2-2 ne ndeshjen e fundit ne Laç mes skuadres vendase dhe Vllaznise ishte nje 90 minutesh me dy tabllo. Nese laçianet paten merite qe shenuan dy gola, kuptohet qe me shume merita kane shkodranet te cilet arriten te barazojne. Dhe t’i shenosh dy gola Laçit brenda ne fushen e tij nuk eshte pak.
Nje gje e tille eshte konstatuar nga Ditmar Bicaj i cili duke analizuar ate se çfare ndodhi ne ndeshjen e se shtunes ne mes ketyre dy skuadrave, u shpreh:
“Nuk jemi mësuar shpesh që Laçi të jetë në avantazhin e dy golave dhe sidomos në shtëpinë e tij dhe rezultati të përmbyset. Aq më tepër që Laçi është një ekip fushe dhe në fazën e dytë dhe të tretë ka patur edhe një përmirësim si në lojë ashtu dhe në tabelën e renditjes.
Duke parë që deri në minutën e 55-të rezultati ishte 2-0, madje mund të kishte shkuar edhe 3-0, të gjithë menduam se ishte thjesht një çështje mbyllja e takimit, por ai goli i parë i shënuar nga Vllaznia e rihapi lojën.
Ajo ka në rradhët e saj shumë lojtarë me eksperiencë dhe i rrjedhojë erdhi edhe goli i barazimit dhe madje edhe mund ta kishte shënuar të tretin dhe ta mbyllte ndeshjen. Kjo tregon se Vllaznia jo më kot është aty ku është në renditje, pavarësisht se dhe ajo ka oshilacionet e veta në ecurinë e saj”.(www.shkodrasport.com)