E ka drejtuar dy here Vllaznine dhe e ka te qarte mentalitetin e futbollit te kesaj skuadre. Per rrjedhoje, trajneri i njohur lezhjan Vasil Bici kurrsesi nuk mund te pajtohet me deklaraten e trajnerit te Kastriotit Ramadan Ndreu pas ndeshjes se djeshme kur thoshte se “futbollistet shkodrane luajten ashper dhe ishin shume te nervozuar”.

Duke folur ne emisionin “Sport News” ish- trajneri i njohur do te shpreehej: “Nuk jam aspak dakord me deklaratat e trajnerit Ndreu. Vllaznia nuk mundet te luaje ashper, nuk di te luaje ne nje menyre te tille sepse nuk e ka ne traditen e saj.

Vllaznia të luan mbi tjegulla dhe nuk ta thyen asnjë. Kaq lehtë luan. Ajo madje për mendimin tim duhet të luajë më egër futboll sepse për atë mungesë agresiviteti dhe për atë elegancë futbolli që bën, kaloi gjithë atë dishezë dhe vuri në pikëpyetje kampionatin.

Vasil Bici ka edhe nje keshille per futbollistet aktuale te kuqebluve kur shton: |Vllaznia duhet të jetë më autoritare, vetë futbollistët duhet të jenë më autoritarë në fushë, më këmbëngulës për ta fituar atë dyluftim, atë garë, atë sparkatë, atë luftë në ajër. Duhet të shkojë më me agresivitet drejt portës kundërshtare për të shënuar golin”.