Xavi Simons nuk largohet nga Leipzigu. Mesfushori i talentuar holandez do të luajë një tjetër sezon në huazim tek ekipi gjerman.

Bayern Munich provoi të siguronte shërbimet e 21-vjeçarit, i cili ndodhet nën kontratë me PSG-në, por kampionët e Francës refuzuan.

Për Simons pati interesim edhe nga disa klube të Premier League, por futbollisti ka zgjedhur të mos e ndërpresë aventurën te Leipzigu.

Mesfushori ofensiv ka lajmëruar drejtuesit e Bayernit në lidhje me vendimin e tij dhe gjatë javës së ardhshme do të rikthehet në Leipzig.

Me skuadrën e Bundesligës fitoi Superkupën e Gjermanisë sezonin e kaluar, falë suksesit 3-0 në finalen përballë bavarezëve.

Xavi, i cili shkëlqeu në Euro 2024 me Holandën, edicionin e ri do të marrë pjesë në grupet e Championsit me ekipin e drejtuar nga Marco Rose.