Naim Qarri vazhdon negociatat për trajnerin e ri, e megjithatë deri mbrëmë nuk është zgjedhur ende pasuesi i Klodian Duros. Presidenti ka biseduar me kandidatët, por pa gjetur akordin. Pista e parë që bie është ajo e Gugash Maganit.
sh-trajneri i Trepçes ka vendosur që të pushojë për pak kohë dhe për këtë motiv ka refuzuar ofertën. Megjithatë, në listë mbeten ende dy emra të mirënjohur, si Sulejman Starova dhe Agim Canaj.
Por, nëse kreu i klubit nuk arrin që të bind asnjërin prej tyre, nuk përjashtohet mundësia që në skenë të dalë edhe ndonjë emri i ri ose i papërmendur më herët. Gjithsesi, e vetmja gjë që është bërë e ditur është që seanca e sotme do të drejtohet prej “timonierit” të ri.
Bisedimet mund të marrin fund paraditen e sotme dhe pasdite ai do të prezantohet para skuadrës, ku më pas të nisë edhe seancën stërvitore.