Serie A është ndalur të paktën deri më 3 prill. Situata alarmante në shtetin italian bëri që edhe futbolli të ndalej nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Janë disa lojtarë që janë prekur nga ky virus dhe është pamundur që të luhet futboll në këto kushte.

Lega Serie A ka bërë një mbledhje ditën e sotme përmes video-call për të vendosur fatin e kampionatit. Ipoteza e parë për të luajtur play-off në mënyrë që të shpallet fituesi ka rënë poshtë.

Ideja e re që është disktutuar sot është që kampionati të luhet deri në fund duke luajtur çdo 3 ditë. Objektivi është që të shfrytëzohen i gjithë muaj qershor në mënyrë që Serie A të mbarojë sa më shpejt.

Nuk ka ende një vendim final, por këto janë të reja e fundit që raportojnë mediat italiane./newsport/