Shqipëria U19 u paraqit mirë në ndeshjen e parë me Ukrainën dhe u mposht vetëm me një gol, por në takimin e sotëm me Sllovakinë e ka pësuar në 45 minuta. Miqtë shënuan tre herë dhe në pjesën e dytë nuk u munduan shumë, duke u mbrojtur.

Kmet shënoi që në minutën e dytë, ndërkohë që dyfishoi shifrat pas gjysmë orë lojë. Në çdo dalje tonën Sllovakia na rrezikon dhe në të 32’ kemi pësuar edhe golin e tretë. Autori i tij ishte Kadak. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 3-0 në favor të Sllovakisë.

Kuqezinjtë u munduan të ndryshojnë diçka dhe iu afruan golit disa herë, por nuk ishin të saktë paar portieri të Sllovakisë. Në fund të ndeshje goditi tranversën. Edhe nëse shënonte nuk është se do ndryshonte diçka sa i takon ndeshjes, pasi rezultati 3-0 thuajse i kishte mbyllur llogaritë pë fituesin

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT – GRUPI 8

E shtunë, më 13 tetor, ora 12:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Sllovaki-Shqipëri 3-0
Shënues: Kmet 4’, 30’, Kadak 32’

Sllovakia: Fojtícek, Kucera, Pišoja, Mader, Kmet (Parkan 82′), Martišiak, Filipiak, Vojtko, Strelec (Mihalek 77′), Kadák (Gono 69′), Machara

Shqipëria: Alia, Kalaj (Doda 74′), Kumbulla, Isufi, Ismailgeci, Karica, Halili, Koci (Gkertsos 61′), Lakti (Çelhaka 67′), Pasha, Muçi (Nezha 46′)

Gjyqtarë: Mohammed Al-Hakim (Suedi), Fredrik Klyver (Suedi), Darragh Keegan (Irlandë), Paul Mclaughlin (Irlandë)

Kartonë të verdhë: Strelec 26’, Mader 68′ / Kalaj 45’, Nezha 67′