Trajneri i njohur Rafa Benitez ka dalë së fundmi si favorit për të marrë stolin e Arsenalit. Tekniku aktual i “Topçinjve” Mikel Arteta nuk e ka vendin të sigurtë edhe pas fitores në derbi kundër Çelsit 3-1.
Teksa kanë rënë pistat e Masimiliano Alegrit dhe Tomas Tuhelit, ish-trajneri i Liverpulit, Çelsit, Interit, Napolit dhe Realit duket emri më i preferuar i drejtuesve të Arsenalit, sipas mediave britanike.
Aktualisht, 60-vjeçari spanjoll drejton ekipin kinez Dalian Profesional dhe do ta mirëpriste një rikthim në Europë.
Kujtojmë që në karrierë Benitez spikati si trajneri i Liverpulit dhe Valencias, ku fitoi Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe dy kampionate spanjolle.