Boksieret kampione te Vllaznise Asmer Bilali dhe Kristian Demaj do te jene pjese e ekipit tone kombetar te boksit qe do marre pjese ne aktivitetetin shume te rendesishem qe do zhvillohet ne Shkup te Maqedonise javen e ardhshme. Lista perfundimtare e ketij ekipi ende nuk eshte perfunduar por dy shkodranet jane te sigurte qe do marrin pjese sepse gezojne nje forme shume te mire sportive.
Aktiviteti qe do zhvillohet per tre dite me rradhe ne kryeqytetin maqedonas, nga datat 10-12 nentor, eshte i njohur per amatoret e boksit shqiptar dhe emertohet “Gongu i Arte” . Ne kete aktivitet marrin pjese shume boksiere nga vende te ndryshme te botes madje edhe nga Kuba e larget qe ka nje boks shume te zhvilluar. Arsyeja e kesaj pjesmarrje te zgjeruar ka te beje me faktin se organizatoret akordojne nje shperblim prej 600 eurosh per secilin boksier fitues ne peshat respektive. Pavaresisht kesaj konkurence qe pritet te jete shume e madhe, dy boksieret e Vllaznise, Asmer Bilali qe do konkurroje ne peshen 69 kg dhe Kristian Demaj ne peshen 91 kg, do pretendojne natyrisht fitoren e vendeve te para ne peshat e tyre. Nje besim te tille e ka shprehur edhe trajneri i ekipit kmbetar Zef Gjoni qe do te drejtoje kombetaren tone edhe ne “Gongun e Arte” ne Maqedoni.