Një pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në boks do të marrë pjesë në një turne rajonal që do të zhvillohet në Bullgari. është pikërisht trajneri i përfaqësueses së boksit Zef Gjoni i cili bashkë më dy boksierët e tij, shkodranët Kristian Demaj e Asmer Bilali janë nisur sot drejt Bullgarisë dhe do të kërkojnë të bëjnë një përfaqësim dinjitoz atje. Bilali si gjithnjë do të boksojë në peshën e tij 75 kilogramë. Shkodrani thuhet nga trajneri Gjoni se është në një formë të mirë sportive dhe këtë gjë kërkon ta tregojë edhe në ring në përballjet që do të ketë në këtë turne. Ndërkohë që për Demaj kjo pjesëmarrje është edhe më e veccantë sepse përkon me 20-vjetorin e tij dhe natyrisht që do të japë maksimumin e tij në mënyrë që festës së ditëlindjes t’i shtohet edhe një medalje në këtë turne rajonal. Sipas trajnerit Gjoni edhe Demaj gëzon një formë të mirë sportive dhe është i gatshëm për të qenë ndër fituesit e medaljeve, sicc ka bërë gjithnjë në të tilla aktivitete. Megjithatë për shkodranët nuk do të jetë edhe aq e lehtë sepse konkurenca në Bullgari është e madhe duke qenë se marrin pjesë boksierë cilësorë të rajonit të cilët më parë kanë fituar medalje e kanë arritur rezultate pozitive në kompeticionet ku kanë garuar. Ky turne për dy boksierët e kombëtares shqiptare Bilali e Demaj gjithashtu edhe për trajnerin Zef Gjoni do të shërbejë edhe si një parapërgatitje në prag të turneut tepër të rëndësishëm “Memorial Vllaznia 2012”. Aty marrin pjesë 15 shtete (të konfirmuara deri tani) ndaj përgatitja për këtë aktivitet kërkohet të jetë maksimale, gjë të cilën turneu i Bullgarisë e mundëson mësë miri. Boksierët do të provojnë veten e tyre ndërsa trajneri Gjoni do të shohë gjendjen e sportistëve të tij dhe natyrisht në ditët e fundit para memorialit do të japë këshillat e fundit në mënyrë që secili prej tyre të arrijë suksesin e një viti më parë, duke fituar medaljet e arit. Pas Bullgarisë, trajneri Gjoni bashkë me dy boksierët do të kthehen në Shkodër për të vijuar seancat intesive të stërvitjes në mënyrë që me 9 – 12 mars gjithccka të jetë gati për “Memorial Vllaznia 2012”.

Senad NIKSHIQI