Tre boksierët e kombtëtares shqiptare të boksit, Asmer Bilali, Serxhio Sina e Kristian Demaj, kanë mundësinë të fitojnë vendet e para dhe medaljet e arta në turneun që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë dhe që emërtohet “Gongu i Artë”.

Në ndeshjet gjysmëfinale, të tre ata kanë fituar përballë kundërshtarëve të tyre. Bilali ka fituar ndaj një boksieri bosnjak me të cilin u pat ndeshur edhe njëherë më parë duke u mundur prej tij, por këtë herë ka ai ka fituar duke siguruar finalen e peshës 69 kg. Edhe boksieri tiranas Serxhio Sina ka fituar ndaj një bjellorusi kurse Kristian Demaj në peshën 91 kg do të ndeshet me një boksier nga Moldavia. Ky është një sukses i boksierëve tanë dhe të shpresojmë të kemi edhe medalje të arta prej tyre ditën e sotme.