Kampionati kombetar i basketbollit per meshkuj po mberrin ne fund dhe tahsme kane mbetur per t’u luajtur vetem finalet. Aty ku Beselidhja e Lezhes dhe Tiranes do te diskutojne çeshtjen e titullit ne pese ndeshje, duke filluar nga e para qe do te luhet pasditen e neserme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.
Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje interviste per mediat trajneri i skuadres se Beselidhjes, shkodrani i mirenjohur Afrim Bilali i cili eshte shprehur:
“Finalja sigurisht qe ke emocione, ka ngarkese, pergjegjesi, tension, por padyshim qe ne jemi gati. Jemi ketu ku jemi fale perkushtimit maksimal te bordit drejtues te ekipit tone, punes se palodhur te sportisteve dhe ne si trajner dhe tashme ka ardhur momenti per ta konkretizuar me sukses kete sezon te shkelqyer.
Paraqitjet e Tiranes kane ardhur duke u rritur dhe mendoj se finalet do te dhurojne shume emocione. Tirana eshte nje ekip me histori dhe me shume trofe, por edhe Beselidhja nuk eshte ekip pa peshe. Nuk eshte ketu rastesisht dhe prandaj do te kerkojme me ngulm fitoren.
Trofete e Tirane nuk na intimidojne, por thjesht na japin motiv e shtyse per ta vleresuar maksimalisht kete perballje. Mendoj se do te kemi nje mbeshtetje te madhe edhe nga tifozet lezhjane dhe te gjithe sebashku do te mundohemi te bejme realitet realizimin e kesaj endrre te madhe, fitimin e titullit kampion.
Kjo gje do te ndihmonte shume edhe per basketbollin ne Lezhe. Sot vertete ekipi ka vetem dy lojtare nga ky qytet, te tjeret jane nga Tirana si dhe te huaj, por ju siguroj qe shume shpejt gjerat do te ndryshojne, duke besuar edhe ne ndertimin e nje pallati sporti siç eshte premtuar ne kete qytet”,/SHKODRA-SPORT.COM/