Vllaznia do te luaje neser ndaj Bylisit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne Shkoder duan fitoren per skuadren e tyre, megjithate ia kane friken ndonje te papriture nga ana e ballshioteve.
Ne fakt, nese u referohemi statistikave te perballjeve te meparshme, nuk ka pse te jete keshtu. Vllaznia i ka fituar shumicen e perballjeve me kete kundershtar.
Nder 34 ndeshjet e deritanishme ne mes tyre, ekipi shkodran ka arritur te fitoje 17 ndeshje, ndersa Bylis ka arritur deri me tani te fitoje vetem 6 ndeshje.
11 perballje te tjera nderkohe jane mbyllur ne barazime mes tyre ndersa golaverazhi flet po ashtu ne favor te Vllaznise me 51 gola te shenuar perballe 32 te Bylisit.
Mjaftojne keto shifra per te treguar se kuqeblute nuk do ta kene te veshtire ta mundin kete kundershtar serish dhe sidomos ne Shkoder, ku Bylis ka vetem nje fitore dhe ate ndoshta aksidentale./SHKODRA-SPORT.COM/