Ndeshja e sotme ndaj Laçit ka qene e 37-ta per Mirel Josen ne pankinen e Vllaznise ne kete rikthim te tij te trete aty. Nje perballje qe rezultoi fatale dhe si rrjedhoje nga mbremja e sotme nuk do te jete me ne kete detyre pas nderprerjes se bashkepunimit me klubin kuqeblu.
Nese do t’i referoheshim statistikave te ndeshjeve te tij, rezulton se nga keto ndeshje as 50 per qind te tyre nuk ka arritur t’i fitoje. Kuqeblute nen drejtimin e Joses kane fituar vetem 16 ndeshje nga 37, ndonese kishim te benim me nje ekip pretendent per titullin kampion.
Vllaznia nen drejtimin e Joses nga data 15 maj e deri me sot ka marre edhe 9 barazime, nderkohe qe ka pesuar 12 humbje. Natyrisht shume sepse Vllaznia perpos Kupave te Europes, ka provuar te humbase dy here edhe ne Kupen e Shqiperise dhe po ashtu edhe ne kete kampionat.
Rrjedhimisht, prej kesaj ecurie nga mbremja e sotme ai nuk do te jete me ne pankinen e Vllaznise. E le kete skuader ne vendin e peste ne kampionat dhe ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise. Po ashtu edhe me nje Kupe te fituar. A do ta munde te beje me mire pasardhesi i tij?
Kjo mbetet per t’u pare. E vetmja gje qe mund te themi me siguri eshte se ecuria e deritanishme e ekipit nuk e ka justifikuar aspak investimin e presidentit te Vllaznise Alban Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/