Pikantet e ndeshjes Egnatia-Vllaznia, të sjella nga “Panorama Sport”.
* Memolla debuton me Egnatian. Ai u aktivizua në të 69′-ën, teksa u preferua të luante në mesfushë nga e majta dhe jo në rolin e tij në mbrojtje.
* Mungonte si rrallëherë në ndjekje të skuadrës vendëse të Egnatias kryebashkiaku i qytetit të Rrogozhinës, Edison Memolla.
* Rreth 250 tifozë shkodranë të vendosur në tribunën e posaçme të ultrasve miq, gjatë gjithë 90 minutave e kanë duartrokitur dhe kanë qenë shumë entuziastë me ovacionet e tyre ndaj skuadrës së Vllaznisë.
* Edhe tifozeria rrogozhinase, ndryshe nga disa përballje të periudhës së fundit, që ka qenë e paktë në numër, dje i kapërceu shifrat e zakonshme dhe mbështeti fuqishëm skuadrën e qytetit.
* I pranishëm ishte kandidati i PD-së për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, i cili dhuroi bileta falas për disa tifozë vendës.
* Legjenda e Flamurtarit, Vasil Ruci, e ndoqi me shumë interes në tribunën VIP, përballjen e djeshme mes Egnatias dhe Vllaznisë.
* Mbrojtësi, Esin Hakaj, që dje në Rrogozhinë nuk ka qenë i disponueshëm për të luajtur për shkak të një dëmtimi, e ndoqi nga shkallët e tribunës qendrore skuadrën e tij.
* Nga Shkodra ka udhëtuar një “delegacion” i gjerë mediatik që kishte në përbërje disa emra të shquar, jo vetëm nga fusha sportive, por edhe nga media të tjera kombëtare e lokale.