Për ndeshjen Vllaznia- Skënderbeu mendohet që të ketë një interesim shumë të madh të tifozëve. Pritet të jenë të pranishëm jo vetëm tifozë nga Shkodra dhe rrethinat pranë saj por edhe nga Malësia e Madhe, Lezha e Puka. Thuhet që do ketë tifozë edhe nga Korça megjithatë e rëndësishme është që numri I tifozëve do jetë I madh. Klubi Vllaznia gjithsesi nuk ka vendosur çmime të ekzagjeruara për biletat e kësaj ndeshje. Kështu një biletë në tribunën qendrore do të kushtojë 500 lekë, në tribunën përballë 400 dhe këtë herë do hapet edhe tribuna pas porte nisur nga kërkesat e mëdha të tifozëve dhe çmimi në këtë tribunë do jetë 300 lekë. Këto çmime kanë qenë të pranishme dy sezone me parë vazhdimisht në çdo ndeshje të Vllaznisë ndërkohë që sezonin e kaluar, u aplikua një politikë tjetër me çmime më të ulëta megjithatë kjo nuk vlejti për të thithur tifozë nisur nga paraqitjet zhgënjyese të skuadrës. Këtë sezon mendohet që gjërat të jenë ndryshe dhe shumë gjëra varen nga ndeshja e parë me Skënderbeun.