Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përveç temës së kualifikimit dhe gjobës që Shqipëria pritet të marrë për mjetet piroteknike të hëdhura në fushë, ka folur edhe për biletat për ndeshjen me Çekinë.

“Biletat për ndeshjen kundër Çekisë do të dalin në shitje që nesër, pritet që të shiten të gjitha brenda ditës”, ka thënë presidenti Duka në emisonin Opinion.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Çekisë është mjaft e rëndësishme, madje një sfidë që do të vendosë fatet e Kombëtares sonë për ecurinë europiane.

Ajo do te luhet me 12 tetor ne ora 20.45 ne “Air Albania” dhe me situaten e krijuar ne grup, padyshim qe do te krijoje nje atmosfere te jashtezakonshme dhe jo vetem ne stadium.