Shqipëria mbylli mbrëmë eleminatoret për Botërorin “Qatar 2022”, duke u renditur në vendin e tretë. Për herë të parë në histori në histori kuqezinjtë grumbulluan 18 pikë me në krye trajnerin Edi Reja. Pas këtyre kualifikuesve ka reaguar Dritan Shakohoxha.

Edhe pse ende s’janë bërë zyrtarë kandidatët për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, zgjedhjet e së cilës do të mbahen në shkurt, gazetari i njohur sportiv pritet të garojë me Armand Dukën për karrigen e presidentit.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku duket i kënaqur me grupin e lojtarëve që ka Shqipëria, por sipas tij trajneri s’është i duhuri. Shako bën thirrje që në krye të pankinës kuqezi të vijë një shqiptar. Në diçiturën e fotos së postuar në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Kemi një brez plot talentë e pasion, mbase shpejt do i gëzohemi një kualifikimi. Koha për një trajner shqiptar”, përfundon Shakohoxha./newsport/