Tre dite me pare sponsori i ri i Vllaznise Alban Xhaferi ne nje prononcim te dhene ne nje studio televizive, pikerisht ne emisionin “Sport Arena” beri te ditur se klubi shkodran eshte prane nenshkrimit te nje marreveshje binjakezimi me klubin kroat te Rijekes, madje edhe drejtori i ri sportiv- Matko Djarmati ishte frut i ketij bashkepunimi.
Nje deklarate e tille ka marre vemendjen e duhur edhe ne mediat kroate dhe index.hr duke iu referuar mediave shqiptare, thote se Rijeka shume shpejt do te firmose marreveshje me Vllaznine. Po ashtu, aty permendet edhe ardhja e sponsoreve te rinj ne krye te klubit dhe po ashtu edhe emerimi i Djarmatit si drejtor sportiv.
Media ne fjale ben edhe nje pershkrim te situates aktuale ne klubin shkodran teksa shkruan qe ka 19 vite pa titull kampion, e po ashtu ben te ditur se ne sezonin e fundit shpetoi vetem ne ndeshjen e play-out.
Nga ana tjeter, index.hr nxjerr edhe nje konkluzion te ketij bashkepunimi mes dy klubeve teksa shkruan: “Lokomotiva i detyrohet ne pjesën më të madhe të suksesit të saj Besnik Prenges, i cili skauton Shqipërinë dhe Kosovën dhe sjell talente të reja.
Kjo i jep mundësinë Rijekës të sjellë futbollistë nga ajo zone për më pak para në krahasim me pjesën dërrmuese të vendeve te tjera, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak të krizës së krijuar nga pandemia.