Partizani prej ditësh vijon me intensitet të plotë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Dinamon në “Elbasan Arena”. Të kuqtë vijnë pas një barazimi me Teutën dhe kërkojnë konfirmimin ndaj bluve të Ilir Dajës.

Fatmirësisht në këtë sfidë për Veselinoviç nuk ka asnjë lojtar të pezulluar, teksa nga ana tjetër shihet në përmirësim gjendja e futbollistëve me probleme fizike.

Arshonzh Bintsuka, që pësoi një goditje ne duelin me Tafas në ndeshjen e fundit, dje është stërvitur normalisht me skuadrën dhe pritet të jetë i gatshëm.

Taipi gjithashtu ka kaluar të gjitha problemet fizike, teksa në pritje stafi mbetet akoma në lidhje me Hadrojn. Edhe ky i fundit ka vetëm një goditje dhe shpresohet që sot të stërvitet me kapacitet të plotë. Sa i përket Ismailit, prania e tij është thuajse e pamundur në derbi.