Libri “Futboll, liri dhe parajsë! Historia ime nga Rudi Vata” eshte pritur jashtezakonisht mire edhe ne Skoci. Mediat e ketij vendi i kane kushtuar hapesiren e duhur ketij botimi te biografise sportive te ish- futbollistit te Selltik, nderkohe qe kane intervistuar edhe dy protagonistet e tij, personazhin e librit- Rudi Vaten, por njekohesisht edhe autorin e ketij libri- Gerry McDade.

Ikona e Selltik- Rudi Vata ka falenderuar autorin nga Greenock për ndihmën e dhënë në tregimin e historisë se si u arratis nga regjimi komunist i Shqipërisë për t’u bërë një hero në futbollin skocez dhe më gjerë.

Rudi Vata bashkëpunoi skocezin Gerry McDade për të sjellë së bashku librin “Futboll, liri dhe parajsë! Historia ime nga Rudi Vata” në një rrëfim të jetës së tij të jashtëzakonshme.

Rudi thotë se Gerry e bëri procesin shumë më të lehtë dhe së bashku nisën një pelegrinazh të jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij, Shkodrën, për ta ndihmuar në përmbledhjen e një rrëfimi të përgjithshëm se si futbolli e ndihmoi atë të arrinte ëndrrën e tij të fundit për lirinë.

Duke folur për mediat skoceze, ish- kapiteni i kombetares shqiptare tha: “Të them të vërtetën, kur në fillim njoha Gerry-n, kisha shumë njerëz që më kërkonin të bëja diçka të tillë. Nuk isha i sigurtë kujt t’i besoja rrëfimin e historisë simë dhe të bëja një libër në lidhje me të.

“U pyeta nga shumë njerëz, u prezantova te shumë të tillë por ndenja nuk ishte e duhura. Kur u njoha me Gerry, ai më bindi në mënyrën e tij, por për disa arsye unë kisha një ndjenjë se ai ishte njeriu i duhur. Ai ishte i hapur dhe më pyeti nëse ne mund të vizitonim Shqipërinë pasi ai dëshirontë të kuptonte thellë problemet që ndikuan në jetën time gjatë rritjes.

“Qëndrimi i Gerry-t, profesionalizmi i tij, gjithçka ishte e përkryer. Kjo gjë e bëri punën më të lehtë. Sa herë ne flisnim ai dëgjonte diçka të re dhe ti mund ta shikoje sa i gëzuar ishte sa her ne u takonim.Ne krijuam një marrëdhënie shumë të mirë dhe unë i besova atij plotësisht, instikti im më tha ta bëja diçka të tillë.Unë mora vendimin e duhur, Gerry mbuloi gjithçka për mua dhe nuk kisha si të isha më i lumtur se kaq me perfundimin e librit.”

Gerry nuk arriti t’i besonte disa nga historitë që Rudi kishte për të thënë, përfshirë kohën kur Rudi luajti kundër Francës për të kaluar më pas natën në një kamp refugjatësh, me bluzën e Eric Cantona-s të veshur në ndeshje, të fshehur në një çantë.

McDade thotë që ishte një privilegj për të shkruar këtë libër, por një privilegj edhe më i madh për t’iu besuar këto histori ‘përrallore’.

“Kur në fillim dëgjova historitë e Rudit, nuk ishte shumë i njohur me to, por kur bëra disa hulumtime rreth periudhës së tij në Shqipëri dhe gjërave që ai ka kalur gjatë rritjes, përkrah pasionit të tij për liri, ishte shumë e vetkuptueshme.

Ky nuk është thjesht një libër futbolli, është më shumë një ‘thriller’ me mënyrën se si është bashkuar, sepse është një histori e veçantë. Ky libër hapi një botë totalisht të ri të të shkruarit për mua pasi kisha nevojë të shkoja në Shqipëri dhe të bëja shumë studime për vetë shtetin dhe historinë e pas-luftës. Shumë kërkimë janë nevojitur për këtë libër.

Por esenca e historisë ka qenë një burrë që ishte i gatshëm të bënte gjithçka kundrejt një shansi për liri. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm pasqyrimi i kësaj pjese të jetës së Rudit”- eshte shprehur per mediat skoceze autori i librit Gerry McDade./www.shkodrasport.com/