Duke parë rezultatet e fundit, e sidomos pas humbjes ndaj Francës së dy ditëve më parë, Gjermania e tij nuk po kalon një moment pozitiv, por vëmendja e tij si menaxher nuk është vetëm të “Die Mannschaft”.

Oliver Birhof mendon edhe ndeshjen me Interin, teksa për “Sportmediaset” ka dhënë disa deklarata në lidhje me derbin e së dielës: “Do të bëj shumë tifo për Milanin dhe shokët mi, Leonardo dhe Maldini.

Parashikoj një ndeshje të madhe. Me sa duket, futbolli italian po ringrihet dhe derbin nuk do ta humb për asnjë arsye”. Fiksimi i ish-sulmuesit që për Milanin ka luajtur tri sezone dhe shënuar 44 gola në 119 paraqitje vazhdojnë të mbeten biletat për në “San Siro”.

Teksa goli i tij në derbin e janarit të vitit 2001 (2-2) zgjidhej dje nga klubi kuqezi si “Goli i Ditës”, Birhof vazhdon apelin e tij për disa vende falas për të parë Milanin në stadium.

“I kisha kërkuar disa bileta Maldinit, por vazhdon të jetë koprac. Jam i bindur se kur të më shohë në Milano, do të më dhurojë ndonjë biletë, të paktën një…” – tha ish-bomberi gjerman.