Eneo Bitri ishte një nga lojtarët e përfolur në shtypin e shkuar për Partizanin në këtë sesion merkatoje. Qendërmbrojtësi i njohur që provoi edhe fanelën e Kombëtares është pjesë e skuadrës së Banik Ostravës në Çeki. Megjithatë kalimi i tij te kampionët e Shqipërisë duket i vështirë.

“Është e vërtetë që Partizani ka shfaqur interes për mua”, tha fillimisht ai duke treguar më pas dhe dëshirën e tij. “Unë e kam me qejf të vij, por problem mbetet kontrata që kam me Banik Ostravën”, shtoi më tej beratasi.

I pyetur në fund se çdo të ndodhë tregoi se gjasat janë që ky operacion të dështojë: “Nuk besoj se do të arrihet transferimi im në Shqipëri”.

Megjithatë historia ka treguar se në çdo sesion merkatoje të papriturat janë prezente.

Edhe pse klubi çek është pengesë për rikthimin e Bitrit në Shqipëri, ndoshta në orët e ardhshme mund të gjendet gjuha e përbashkët në mënyrë që shtatlarti të jetë pjesë e të kuqve për Kupat e Europës. Kujtojmë që beratasi u transferua në Çeki në merkaton e këtij dimri./NEWSPORT/