Ish-trajneri i Kukësit, Bledar Devolli është shumë pranë një aventure të re. Ai pritet të marrë drejtimin e një skuadre në Kosovë. Bëhet fjalë për Lirinë e Prizrenit që është në grupin A në Ligën e Parë.

Devolli do të zëvendësojë Granit Begollin në stolin e prizrenasve. Aktualisht skuadra ndodhet në vendin e 6-të me 11 pikë dhe Devolli do të tentojë kreun si fillim dhe më pas trofeun. Marrëveshja është arritur mes palëve dhe pritet të prezantohet shumë shpejt nga drejtuesit e klubit.

Ish- futbollisti i njohur ne fakt deri para pak kohesh ka qene ne drejtimin e skuadres se kategorise se pare- Iliria, por dha doreheqjen nga ky post pas problemeve qe i dolen drejtuesve te ketij klubi.

Megjithate duket se Devolli nuk do te qendroje shume pa pune sepse tashme pritet zyrtarizimi ne krye te skuadres se Prizrenit, me te cilen aktualisht po luajne edhe disa futbolliste nga Shqiperia./www.shkodrasport.com/