Shkodrani i njohur Bledar Gjeçaj prej disa kohesh eshte emeruar trajner i pare i ekipit te Bashkimit te Prizrenit. Ai ka zene vendin e Darko Radulović i cili u shkarkua nga kjo detyre si rezultat i rezultateve jo te mira ne krye te kesaj skuadre, çka nuk kane realizuar edhe pritshmerite e drejtuesve.

Keta te fundit kane qene ne dileme per te gjetur pasuesin e tij dhe ne fund kane vendosur t’ia besojne pankinen e tyre nje ikone te klubit “Bashkimi” si lojtar, pikerisht Bledar Gjeçajt. Dhe ai nuk i ka zhgenjyer.

Ne ndeshjen e pare te tij si trajner i pare, ka drejtuar kete ekip ndaj kryesueses te kampionatit- skuadres se Trepçes dhe ka arritur te fitoje ndaj saj duke e nisur mbare detyren e re. Por jo vetem kaq. Bledar Gjeçaj dhe Bashkimi kane arritur te triumfojne edhe ne ndeshjen e dyte per kampionat, ate ndaj nje tjeter rivali si Vellaznimi i Gjakoves dhe pas kesaj fitoreje skuadra prizrenase eshte ngjitur ne vendin e dyte te renditjes.

Nje ecuri e tille e skuadres ka bere qe tifozet e zjarrte te Bashkimit te “dashurohen” serish me Bledar Gjeçajn, kete here si trajner dhe me te shpresojne ta kurorezojne me sukses kete sezon si ne kampionat ashtu edhe ne Kupen e Kosoves ku per momentin ekipi ndodhet vetem nje hap larg finales./www.shkodrasport.com/