Ka arritur të shënojë në karrierën e tij 97 gola. Sot është pjesë e moshave në skuadrën e Teutës. Bledar Mancaku ka folur për Supersport, ku ka analizuar shkurtimisht këtë edicion të Superiores.
Ish-fantazisti i “Djemve të Detit” ka arritur të realizojë plot 15 gola në sezonin e tij më të mirë. Ai foli fillimisht për sulmuesit, për të cilët tha:
“Me çfarë kam parë, ka pasur një mungesë tipik sulmuesish. Në këtë 5 vjeçar ka pasur mungesë sulmuesish. Po bën mirë ai i Laçit, ky Krasniqi i Durrësit, por që ka mangësi.
Fantazistët? Do të thoja që atëherë ka qenë një brez tjetër që ka pasur 2-3 fantazistë. Tani ka pak, Durrësi ka një për shembull Bregu. Tirana ka një. Le të presim pas 2-3 vitesh. Si duket nuk ka shumë ardhje në mesin e fushës. Më shumë luajnë në krahë, filozofia e trajnerëve ndoshta.
Mungesa e tifozëve? Të them të drejtën që nuk është shumë problem. Sepse ne ishim për titull kampion, por s’kishim tifozë. Problem është për ata që janë mësuar dhe tifozët i kanë gjithandej.
Sulmuesit? Për momentin, aq sa kam parë deri diku ai sulmuesi i Laçit po bën diçka mirë. 20 gola janë mjaftueshëm për këtë nivel që ka kampionati shqiptar.
Vështirësia te golat? Atëherë skuadrat krijonin më shumë volum loje. Tani skuadrat po luajnë më shumë taktikisht, kanë më shumë frikë.
Vllaznia? Ka pasur shumë oshilacione Teuta, por edhe skuadrat e tjera kanë bërë gabime. Besoj se nëse fiton sot, morali do të jetë i lartë për futbollistët. Pse jo, mos të kapësh ekipin shkodran.
E ardhmja? Unë jam trajner i moshave, por do të ishte ëndërr që ta drejtoja skuadrën e parë”, tha ai./newsport/