Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Teutës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Gentjan Begeja do të largohet nga posti i trajnerit te Teuta. Kujtojmë që Shkëmbi drejtoi ekipin e Lirisë së Prizrenit vitin e kaluar, por u largua pas një sezoni.

Skuadra e Teutës kaloi një sezon të vështirë në Superiore, teksa deri në fund rrezikoi dhe rënien.