Goditja e madhe e Manchester United në sezonin 2022-23 (100 mln euro te Ajax), braziliani Antony, rrezikon të paketojë valixhet dhe të largohet nga Premier League pas një viti e gjysmë absolutisht zhgënjyes.
Sipas Daily Mirror, Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta lënë lojtarin të largohet, duke e futur si nje pjesë te një shkëmbimi me Flamengon për objektivin Gabigol.
Gabriel Barbosa në fakt do të donte një tjetër mundësi në futbollin evropian pas periudhës zhgënjyese me Interin dhe United është gati ta kënaqë atë, madje duke e dërguar Antony si huazim pa pagesë në Brazil./telesport/