Duket se do të jetë pikërisht spanjolli Rafinha Alcantara, përforcimi i parë për Interin e Spallettit, në merkaton e janarit. Pasi arritën akordin me futbollistin, zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Barcelonën, të cilës i kanë ofruar një huazim me të drejtë blerjeje kundrejt 20 milionë eurove. Ka qenë pikërisht kjo shifër që ka bindur katalanët, të cilët pretendonin 16-18 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Me blerjen e Rafinhës, Spalletti do të ketë në dispozicion një xholi, pasi spanjolli me origjinë braziliane është i aftë të luajë si në krahët e sulmit, ashtu edhe pas shpinës së Icardit.

Ka qenë pikërisht kapiteni argjentinas i Interit, që ka nxitur këtë transferim, pasi me Rafinhën ka luajtur kur kanë qenë te të rinjtë e Barcelonës.