Mançester Siti është pranë nënshkrimit me një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë në sezonet e fundit. Trajneri Pep Guardiaola duket se ia ka dalë ta bindë qendërmbrojtësin e Atletiko Bilbaos, Aimerik Laporte, për të marrë në ekipin e tij në Angli. Skuadra angleze është gati ta paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së mbrojtësit me klubin spanjoll.
Bëhet fjalë për 57 milionë stërlina dhe marrëveshja është shumë afër mbylljes së saj. Dhe nëse do të kushtojë 57 milionë, Laporte do të bëhet blerja më e shtrenjtë e Mançester Sitit, duke kaluar rekordin e 55 milionëve që u shpenzuan për belgun De Bryjne./Vipsport/