Kevin-Prince Boateng kontribuon me rrëfimet e tij për ta bërë edhe më të qartë madhështinë e Lionel Messit. Nje gje te tille e ka bere edhe ne deklaraten e fundit per mediat.

Në fakt, në podkastin e Rio Ferdinandit, ish-lojtari i Barcelonës foli për një seancë stërvitore gjatë së cilës “Pleshti ishte fenomen dhe “poshtëroi” Ter Stegenin në një sfidë gjuajtjeje: “Leo nuk bën kurrë gabime, seriozisht e kam. Ai nuk bën gabime.

Ne po praktikonim gjuajtje nga jashtë zonës dhe nga 100 gjuajtje ai shënoi 98 gola. Unë menjëherë thashë se diçka e tillë nuk ishte normale dhe në gjermanisht i thashë Ter Stegenit: “Hajde shoku, ndaloje!”.

Por ai tha se nuk mundte dhe Messi goditi në çdo kënd. Kur nuk shënoi, menduam se ishte i sëmurë, se kishte ethe. Gjuajtjet që nuk u futën ishin sepse Ter Stegen bëri një pritje të jashtëzakonshme”./abcnews/