Kevin-Princ Boateng, ishmesfushori i Milanit, foli në podkastin e ish-mbrojtësit anglez, Rio Ferdinandit. Mes temave të diskutuara ishin edhe Ronaldinjo dhe festat e tij të çmendura. Festat e shthurura me brazilianin e detyronin atë të gënjente edhe gruan.
“Ai ishte heroi im, por festa me të ishte më e komplikuar nga sa mund ta imagjinonit. E bëja herë pas here, duke i thënë gruas sime se isha jashtë duke luajtur poker. Një natë në katër të mëngjesit filloi të më binte zilja, ishte Ronie që po më telefononte.
Gruaja më pyeti: ‘Çfarë nuk shkon? Merre telefonin’. Ai patjetër po festonte, ndoshta ishte i dehur, nuk e di. Ai vazhdoi të telefononte, më në fund u përgjigja dhe i thashë që nuk mundesha t’i bashkohesha sepse isha në shtrat.
Dhe ai u përgjigj: ‘Nëse ke probleme me gruan tënde, mund të thuash që shkon në poker!’. Natyrisht që nuk shkova, edhe sepse gruaja ime kishte dëgjuar qartë se çfarë Roni kishte thënë”.