Erjon Bogdani e njeh shumë mirë realitetin në Verona, pasi në fillim të shekullit të ri i pati veshur të dyja fanellat: të Hellasit dhe të Kievos. Natyrshëm pra që mund t’i kërkosh një opinion për skuadrën e drejtuar nga Juriçi, që në fakt e ka nisur mjaft mirë sezonin dhe tani do të përballet me Fiorentinën. 

“Do të jetë një ndeshje delikate për faktin se vjollcët vijnë pas një humbjeje të hidhur kundër Kaljarit dhe kjo mund të ndikojë, – rrëfen ish-qendërsulmuesi i Shqipërisë për ‘Firenzeviola.it’ – Mendoj se humbja 5-2 ka krijuar tension dhe pakënaqësi, ndaj kam bindjen se do të jetë një ndeshje më e vështirë për Fiorentinën sesa për Veronën, e cila e ka nisur mjaft mirë sezonin”.

A ju ka mrekulluar rendimenti i skuadrës së Juriçit?

Jo, sepse Hellasi luan vërtet bukur. Është një grup kompakt dhe i ngjan trajnerit të saj sa i përket grintës në fushë. Përkundrazi, mendoj se Verona deri tani ka marrë më pak pikë nga sa ka merituar për atë që ka dhënë në fushë. Por Fiorentina do të kërkojë patjetër kthesën pas humbjes së fundit dhe për këtë arsye mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar.

Si ju duket Fiorentina, që për më tepër në këtë ndeshje do të kthehet edhe dikush me emrin Riberi…?

vërtetë, sepse u përshtat shpejt me mentalitetin e skuadrës së re. Natyrisht, një si ai nuk mund të dënohet dhe të mungojë tri ndeshje, sepse është i rëndësishëm dhe i pjekur, por më ka mrekulluar me ato që ka bërë deri tani. Vrapon sikur ëhstë 30 vjeç dhe po e tregon që është një lojtar i klasit botëror.

Te Verona ndërkohë do të rikthehet të luajë bashkëkombësi juaj, Kumbulla: Na thoni diçka për këtë djalosh? 

E pret një e ardhme e ndritur, jam i bindur. Kur e trajnoja unë te Kombëtarja U19, e vura re që ai ishte i fortë, por më befasoi se sa shpejt i dogji etapat. Më duhet t’ju them se me mua luajti për dy vite, me moshë më të vogël. Kjo konfirmon se sa shpejt Marashi është pjekur dhe pavarësisht se është 19 vjeç, ai luan me pjekurinë e një veterani. I lexon mirë aksionet dhe ndodhet gjithnjë aty ku është topi.

Në Firence presin shpërthimin e një tjetër shqiptari, Erald Laktit, që sot është i huazuar te Gubio… 

Është një nga lojtarët më të rëndësishëm që unë kisha në Kombëtaren e moshave, sepse është një lojtar që punon sa për katër dhe arrin të përshtatet në shumë role. Fakti që ai vjen nga akademitë e Fiorentinës është një garanci për të ardhmen. Tani Gubio po i jep hapësirë dhe unë mendoj se është skuadra e duhur për ta ndihmuar të rritet.

Mendoni se Lakti mund të jetë gati për sezonin e ardhshëm për Fiorentinën?

Sigurisht, i ka të gjitha cilësitë për t’u afirmuar edhe me fanellën vjollcë. Sa lojtarë njihni që mund të bëjnë fantazistin, mesfushorin e krahut dhe regjisorin? Eraldi ka agresivitet, ka cilësi të mira sa i përket pasit të fundit, sepse i ka treguar këto edhe me të rinjtë e Fiores. Edhe për atë parashikoj një të ardhme të shkëlqyer./panorama-sport/