Pas disa eksperiencave ne Mal te Zi, Serbi, Kroaci por edhe Azerbajxhan, portieri malazez Bojan Zogoviç ka vendosur te nise nje eksperience te re ne Shqiperi, teksa ka firmosur per Vllaznine.
Ai ka luajtur ndeshjen e pare me te, pikerisht ne miqesoren ndaj Kastriotit ne 45 minutat e para dhe dje po ashtu ka luajtur diçka me teper ne miqesoren ndaj Erzenit.
Ne fakt, Zogoviç ne keto dy takime nuk ka patur mundesi te tregoje vlerat e tij te verteta dhe per kete arsye, ne Shkoder ende nuk e kane te qarte nese e kane gjetur apo jo portierin qe kane deshiruar.
31 vjeçari ka nje pervoje te madhe ne karrieren e tij dhe shkodranet i kane besuar pikerisht asaj. Me Zogoviç ata duan qe ta sigurojne porten ne sezonin e ri.
www.shkodrasport.com